spot_img
spot_img

Momente emocionuese në Siri: Pamje kur vajza e vogël shpëtohet nga rrënojat e tërmetit

“Reuters” ka publikuar pamje rrëqethëse nga momenti kur punëtorët e emergjencës shpëtojnë mrekullisht një fëmijë nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues.

Në Siri, deri tash sipas autoriteteve numri i viktimave ka arritur mbi 300, teksa mijëra të tjerë janë të lënduar, transmeton lajmi.net.

Siç raportohet nga organizatat e huaja, edhe qindra persona të tjerë gjenden nën rrënoja.

Sipas “The Guardian”, numri total i viktimave në të dy shtetet, Turqi e Siri, ka arritur në mbi 640. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT