9.9 C
Mitrovice
E enjte, 9 Prill, 2026

Reshjet e shiut vazhdojnë edhe sot, në viset malore pritet të bjerë borë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshjet e shiut do të vazhdojnë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, orëve të mëngjesit në vise kodrinoro-malore ka gjasa të përzien apo shndërrohen edhe në borë.

Orëve të pasdites reshjet gradualisht pushojnë, e në mbrëmje shkurtimisht edhe vranësirat shpërndahen.

Temperaturat minimale 2-5C, e ato maksimale 6-8C.

Edhe ditën e shtunë mbeten kushte për të reshura shiu, derisa ditën e diel reshjet pritet të pushojnë, për t’u rikthyer në fillim të javës vijuese.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT