21 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Mësohet çfarë moshe është personi që u gjet i vdekur afër lumit Sitnica

Një person pa shenja jete është gjetur mbrëmjen e sotme në Kçiq të Mitrovicës.

Policia kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe u morën me rastin.

“Jepi zë” ka siguruar pamje nga nxjerrja e trupit, e cila u bë me një traktor për t’u transportiar deri afër rrugës magjistrale.

E raportimin e “Jepi zë” e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila tha se personi që u gjet i vdekur i takon moshës madhore.

“Rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetë pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion”, ka thënë Zahiti për “Jepi zë”.

Deri tash nuk dihet asgjë për identitetin e viktimës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT