9.9 C
Mitrovice
E enjte, 9 Prill, 2026

Osmani paralajmëroi padi ndaj tij, reagon Ridvan Berisha: Presidente, mirupafshim në gjyq

Gazetari Ridvan Berisha përmes një postimi në Facebook ka reaguar pasi presidentja, Vjosa Osmani, paralajmëroi padi ndaj tij lidhur me pretendimet e gazetarit që Osmani ishte e implikuar në rastin e ish-policit serb, Dejan Pantic, transmeton Gazeta Metro.

Ai nuk është tërhequr nga deklaratat e tij, duke thënë se ”ju e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq”.

Po ashtu, Berisha ka shtruar pikëpyetje nëse ”këtë veprim Osmani e ka bërë pa e informuar kryeministrin Kurti”.

”Ju e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit. Nëse nuk e keni informuar kryeministrin Albin Kurti për këtë rast, atëherë ç’faj kam unë presidente Vjosa Osmani? Presidente, mirupafshim në gjyq,” ka shkruar ai.

Kujtojmë se të hënën në mbrëmje presidenca e Republikës së Kosovës i quajti gënjeshtra, sajesa dhe shpifje pretendimet e Ridvan Berishës. /gazetametro.net

Postimi i plotë i Ridvan Berishës:

TË FUNDIT

TË FUNDIT