Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar ashpër pas refuzimit të KFOR-it për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.
“Ajo çfarë KFOR-i thotë është një gjë, dhe çfarë realiteti thotë është gjë tjetër,” – ka thënë znj. Bërnabiq duke pretenduar që serbët e Kosovës nuk janë të sigurtë.
Ajo shtoi se do të kërkonin “garanci shtesë për serbët sepse këto nuk janë kushtet në të cilat dikush duhet të jetojë në shekullin 21,” – u shpreh ajo për Tanjugun serb, transmeton Alo.
Bërnabiq u shpreh se do të vazhdojnë të ngulmojnë në respektimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes Beogradit dhe Prishtinës dhe presin në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Edhe ajo sulmoi KFOR-in që e dërgoi përgjigjen pikërisht për Krishtlindje.
Pa ofruar ndonjë provë ajo tha se ishin bërë më shumë se 300 sulme ndaj serbëve të Kosovës në dy vitet e fundit e për të cilat askush nuk është mbajtur përgjegjës.



