Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka folur për ikjen e fuqisë punëtore jashtë vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani ka këshilluar Qeverinë Kurti për të vepruar rreth kësaj çështje, shkruan lajmi.net.
Ai gjithashtu ka thënë se duhet të përmirësohen të drejtat e punëtorëve edhe në sektorin privat, teksa ka shtuar se duhen edhe investime në shëndetësi dhe arsim.
“Ritjen e pagave në sektorin publik e privat, përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, investimet në shëndetësi dhe arsim. Këto janë masat që duhet urgjentisht të merren për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendi”, ka thënë ai.
Deputeti Rrahmani është i pari nga partia në pushtet i cili kishte dalë kundër vendimit të Qeverisë për pagat për mësimdhënësit. /Lajmi.net/



