17.6 C
Mitrovice
E premte, 9 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Hajnat hyjnë në njësinë e elektrolizës brenda “Trepçës”

Gjatë natës së mbrëmshme hajnat kanë arritur të hyjnë në njësinë e Elektrolizës për të vjedhur minerale, brenda Minierës së Trepçës.

Hajnat pas depërtimit brenda minierës janë hetuar nga punëtorët e sigurimit të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë pamundësuar këtë vjedhje.


Punëtorët e sigurimit u përballën me të dyshuarit, pasi njëri prej tyre i kërcënoi me armë duke iu thënë “Lëshone rrugën se trutë t’i qes n’tokë” dhe më pas janë larguar në një drejtim të panjohur.

Burimet thonë se posa Policia është njoftuar për rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë deklaratat e rojeve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” dhe “Kanosje”, si dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT