10.6 C
Mitrovice
E enjte, 8 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Eskalon Brnabiq: Jemi në prag të një konflikti të armatosur, për shkak të veprimeve të njëanshme të Prishtinës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në një seancë të Parlamentit serb ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën.

Si arsye për këtë ajo thotë se janë “veprimet e njëanshme të Prishtinës”, derisa në këtë seancë ka ftuar edhe organizatat joqeveritare, të cilave iu ka thënë të flasin për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”.


“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, shkruan Tanjug.

Pas kësaj deklarate për luftë, Brnabiq foli për paqen.

“Në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT