Qeveria e Kosovës sot zhbilloi mbledhjen e 112-të me radhë ku u morën disa vendime të rëndësishme, shkruan Mitrovica SOT.
Në mesin e tyre është dhe procedimi në Kuvend i vendimit të ish-qeverisë Hoti i datës 21 dhjetor 2020 për dhënien e Statusit Investitorit Strategjik për subjektin investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”..
Qeveria e Kosovës atëherë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, i kishte dhënë statusin e Investitorit Strategjik subjektit investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”, me projektin investues “VICIANUM MINING PROJECT” për një periudhë 5 vjeçare.
Me këtë nënkuptohet projekti për nxjerrje, studime të ndryshme të pasurive nëntokësore që gjenden në komunën e Vushtrrisë dhe të Mitrovicës.