12.8 C
Mitrovice
E martë, 30 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Pas vendimit të sotëm, vizat pritet të hiqen më 1 janar 2024 (VIDEO)

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan të mërkurën për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Sipas këtij vendimi, lëvizja pa viza për personat që janë të pajisur me pasaportë të Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS.

Data e mëtuar që ky sistem të aktivizohet është fillimi i muajit nëntor të vitit 2023.


E në rast se do të ketë vonesa për ETIAS, liberalizimi i vizave për Kosovën hynë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

“Liberalizimi i vizave është bërë i mundur falë përpjekjeve të Kosovës për të forcuar kontrollin kufitar, për të menaxhuar migrimin dhe sigurinë. Ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm sa do të forcohet në të ardhmen”, tha mes tjerash Jan Lipavsky, ministër i punëve të jashtme të Çekisë.

Republika çeke mban presidencën e Këshillit të BE-së deri më 31 dhjetor 2022.

Ndërkohë këtë detyrë, pra presidencën do e mbajnë për 12 muajt e 2023-ës, sipas sistemit të rotacionit me nga gjashtë muaj, së pari Suedia, e pastaj Spanja.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT