15.1 C
Mitrovice
E diel, 13 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Policia jep detaje për 50 vjeçarin që u gjend i vdekur në Mitrovicë

Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Filipa Vishnjiq” në veri të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij një preson me inicialet V. M.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, i cili ka bërë të ditur se vdekja e personit në fjalë ka qenë e natyrshme dhe se nuk ka pasur elemente të veprës penale.

“Bëhet fjalë për një 50 vjeçar dhe është vdekje natyrale-nuk ka elemente të dhunës. Ka vuajtur prej sëmundjeve të zemrës”.

Hoti tregon se motra e të ndjerit e ka telefonuar gjatë tërë ditës dhe nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa më vonë njësitë përkatëse e kanë gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT