Situata në veri mbetet e tensionuar dhe me potencial eskalimi pas zhvillimeve të muajve të fundit, shkruan Mitrovica SOT.
Gjendja aktuale ka shqetësuar edhe banorët shqiptarë të pjesës veriore.
Një nga banorët e kësaj pjese është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë, duke shprehur ndjenjën e mungesës së interesimit për ta nga institucionet qëndrore.
Ai tha se vetëm kryetari Bedri Hamza dhe nënkryetari Arian Tahiri kanë shprehur interesim duke i vizituar dhe interesuar për mirëqenien e tyre në këtë situatë delikate për atë pjesë të vendit.
Ditëve të fundit, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, vizitoi banorët e Kroit të Vitakut, Kodrës së Minatorëve, Lagjes së Boshnjakëve, për t’i dëgjuar shqetësimet e tyre dhe me qëllimin për t’u treguar se nuk janë vetëm.
Ai shprehu konsideratën për ta dhe tha se në sfidat për kombin të gjithë duhet të jemi të bashkuar./MitrovicaSOT
Mëposhtë ju ftojmë ta dëgjoni deklaratën e plotë të qytetarit: