Me akuza e përlasje është mbajtur sot seanca e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ua ka kujtur deputetëve të VV-së, se si kjo parti gjatë kohës sa kishte qeverisur me vendin, e kanë larguar nga Kosova Milan Radojçiqin me bashkëpunëtorët e tij.
Tutje Tahiri ka përmendur edhe arrestimin e Gjuriqit në Kosovë, shkruan Gazeta10.
“Ne kishim dashtë që SHBA-të t’i vendosin sanksione Vuçiqit, e ministrave të Sebrisë. Ata po vendosin sanksione Bislimit e ministres së Drejtësisë. Është marre e madhe për neve. Ne jemi ata që e kemi vendos pikën 1 e 31. Ne jemi ata që e kemi larguar Veselenoviqin dhe Radojçiqin prej Kosovës, ne jemi ata që e kemi ngrehë zhag Gjuriqin në Prishtinë. Ne jemi ata që kemi ndërtuar shtëpia në veri të vendit”, tha Tahiri./Gazeta10