Deputetët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje të shtunën.
E, vendet e tyre në Kuvend do të zëvendësohen nga persona të tjerë, që do të jenë deputetët e ardhshëm të Kuvendit.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë për Gazeta Blic se kanë pranuar kërkesën nga presidentja Osmani për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm për të plotësuar vendet e lira në Kuvend.
“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thotë Elezi.
Ai shton se sipas ligjit të zgjedhjeve, KQZ brenda pesë ditëve sipas afatit ligjor, do të përgatisë rekomandimin.
“Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”, deklaron zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.