9.1 C
Mitrovice
E diel, 2 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Numri i protestuesve serbë sipas ekspertit kosovar të sigurisë

Serbët në veri të vendit u mblodhën sot një protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

Protesta kaloi e qetë, ndërkaq para protestuesve folën krerët e Listës Serbe dhe zyrtarë të tjerë serb.

Një numër i konsiderueshëm i serbëve u panë në protestë, por jo edhe aq sa u raportua në media serbe.


Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka thënë se për ta fshehur numrin e vërtetë të protestuesve serbë, sot fati ishte me ta në Mitrovicë.

“Shiu ua dha mundësinë që të rrinë më rrallë me njëri-tjetrin, e të duken normal. Gjersa për 4 metra katror, siç shihet në video janë 18-20 pjesëmarrës, në kohë me shi, me ombrella hapur, në të njëjtën hapësirë qëndrojnë 4-6 pjesëmarrës. Sipas llogaritjeve, i bie qe nëse në protesta të sotme, mediat me pro-pushtetit kanë thënë se janë 10.000 protestues, atëherë ne protestën e sotme ne Mitrovicë kanë qenë afër 1.000. ASNJË MË SHUMË!”, ka shkruar Musliu në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT