8.4 C
Mitrovice
E diel, 2 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

“Lajme të mira për Kosovën, Holanda po e mbështet liberalizimin e vizave”

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Holanda do ta mbështesë liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai këtë e ka deklaruar në ‘Facebook’-un e tij, teksa ka njoftuar për një takim që ka pasur të shtunën me Kongresin e Demokristianëve të Holandës.


“Kongresi i sotëm i Kristian Demokratëve Holandez. Lajm i mirë për Kosovën. Holanda mbështet lirinë e vizave dhe anëtarësimin në KE! Vetë CDA dëshiron të bashkojë njerëzit dhe të jetë një forcë moderuese në Holandë dhe dëshiron të luftojë egoizmin dhe të shkojë drejt bashkimit”, ka deklaruar ai në ‘Facebook’.

Holanda, në mesin e disa shteteve, ka qenë skeptike për sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT