6.3 C
Mitrovice
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

KFOR-i në përgatitje të trupave shtesë, i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet siguria në veri

Situata në veriun e Kosovës rrezikon të tensionohet sërish me datën 31 tetor (të hënën), kur përsëri në kufij do të fillojë të zbatohet vendimi i qeverisë së Kosovës për targat ilegale. Kështu po paralajmërohet edhe nga ekspertët e sigurisë në vend nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk tërhiqet nga deklarata e tij se vendimi për targat nuk do të shtyhet më dhe se afati për riregjistrim të veturave përfundon me 31 tetor.

Në një përgjigje për Gazetën Infokus nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë deklaruar se janë duke e monitoruar situatën në veri të vendit dhe se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet siguria.

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të Organizatave të Sigurisë së Kosovës dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë. Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Zëdhënësi i NATO-s ka deklaruar se nga monitorimet e deritashme situata në përgjithësi është stabile dhe nuk ka pasur ndonjë rritje të trupave në veri aktualisht. Megjithatë KFOR është duke përgatitur njërën nga njësitë e saj rezervë në rast se ka nevojë për rritje të përkohshme të trupave në terren.

“Në përgjithësi, situata është stabile dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrimin e forcave të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Në këtë periudhë, gjithashtu, Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO është duke zhvilluar një stërvitje rutinë për një nga njësitë e saj rezervë. Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren. Njësitë janë duke kryer aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e tyre të lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, sipas mandatit të KFOR-it në OKB. Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të niset nga Kosova”, kanë deklaruar nga zyra për informim e KFOR-it.

E po ashtu nga KFOR kanë thënë se tani duhet shmangur do veprim dhe iniciativë që mund të qojë në përshkallëzim të situatës.

“KFOR-i vazhdon të kryejë çdo ditë misionin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Tani është çelësi për të shmangur veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzim ose dhunë të panevojshme”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të KFOR/it.

Derisa pavarësisht kërkesa nga SHBA-te dhe Bashkimi Evropian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do te shtyhet vendi për targat.

Konkretisht, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që vendim për targat ta shtyjë për 10 muaj. Madje ai ka delaruar se kjo kërkesë e tij nuk është vetëm e SHBA-së por e gjithë shteteve të QUINT-it.

“Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit, dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e ShBA-ve, por e gjithë QUINTIT. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, ka thënë Escobar.

Ndërsa në një prononcim për Gazetën Infokus, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se në rast të mos shtyrjes së vendimit për targat do të ketë sërish barrikada e tensionim të situatës në veri.

Madje sipas tij në veri të Mitrovicës vecsë janë futur një kontingjent i agjentëve serbë dhe rusë të cilët do të organizojnë aktivitete të dhunshme.

“Ne jemi të vetëdijshëm se në rast të mos shtyrjes së vendimit për targat, do të kemi kundërshtim nga pala serbe, të cilët janë tejet të instrumetalizuar nga Beogradi zyrtarë. Sipas informacioneve që ne kemi ditëve të fundit në veri të Mitrovicës janë futur një kontingjent i agjentëve serb dhe rus të cilët do të organizojnë aktivitete të dhunshme. Fillimisht dyshohet se mund të kemi barrikada dhe më pas edhe aktivitete të dhunshme të cilat do të destabilizojnë jo vetëm Kosovën por të gjithë rajonin”, ka thënë Elezi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT