7.8 C
Mitrovice
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Zgjatet afati për aplikim për subvencionim të efiçencës së energjisë

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar të gjithë aplikantët për subvencionim të efiçiencës së energjisë, të parakualifikuar në Fazën 1, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim në Fazën 2 deri më 7 nëntor 2022.

“Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në Fazën 2”.


“Andaj duke u bazuar në Ligji Nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Ministria fton të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces, në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT