11 C
Mitrovice
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Grimerët dhe frizerët e “Studio Zyla&Dafina” vazhdojnë të shkëlqejnë duke u shpërblyer në çdo garë ndërkomëtare

Grimerët dhe frizerët mitrovicas të “Studio Zyla&Dafina” po dëshmojnë mjeshtërinë e tyre në grim dhe flokë duke u shpërblyer në çdo garë ndërkombëtare, shkruan Mitrovica SOT.

Ka vite që grimerët dhe frizerët mitrovicas marrin pjesë dhe dëshmojnë veten në garat ndërkombëtare.

Në vitin 2019 në Shkup të Maqedonisë Veriore u mbajt gara ballkanike, ku frizerja Zyla Ramadani zuri vendin e parë për stilimin e frizurave për nuse.

Më 29-30 maj në Shqipëri u fituan dy vende të para, ku Dafina fitoi vendin e parë për grim, ndërsa Zyla Ramadani vendin e parë për stilimin e frizurave.

Më 3 tetor 2022 në “Eurocup Turkey International 2022”, Zyla Ramadani u shpërblye me dy vende të para, për stilim të frizurave për nuse dhe për shfaqje.

“Eurocup Turkey International 2022” e mbajtur në Turqi është gara më e fundit ku mjeshtërit nga Mitrovica të grimit dhe të flokëve shkëlqyen duke u shpërblyer me çmime. /MitrovicaSOT

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT