8.3 C
Mitrovice
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për pirjen e duhanit: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, pak para se të nis seanca plenare ua ka tërhequr vërejtjen e deputetëve për pirjen e duhanit në bufen e Kuvendit.

Konjufca tha se kjo sjellje është e papranueshme, derisa i paralajmëroi se në rast se e njëjta përsëritet, do të ua thërras inspektoratin.

Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni ta thërras Inspektoratin e Shtetit”, deklaroi Konjufca, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ua kujtoi deputetëve se në çdo hapësirë të Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të tjera publike, ndalohet pirja e duhanit derisa ftoi që ky vendim së pari të vlejë për përfaqësuesit e popullit./Lajmi.net/

TË FUNDIT

Sot mot i vranët dhe me diell

spot_img
spot_img

TË FUNDIT