5.1 C
Mitrovice
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Sot dalin pagesat për të gjithë pensionistët me 100 euro shtesë

Sot do të ekzekutohen pagesat për të gjithë pensionistët.

Kështu ka njoftuar dje Ministria e Financave duke treguar se arsyeja e shtyrjes së ekzekutimit të pagesave ka qenë aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Financave:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022.

Arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites./Indeksonline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT