Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami ka bërë të ditur se grupi i humoristëve ‘Stupcat’, do të kthehen shumë shpejt në ekranet televizive.
Ai në ‘Express’ të KTV’së ka deklaruar se pas një pauze rreth 2-vjeçare ”do të qerasin publikun me disa superskeqe”.
Bajrami ka mësuar gjithashtu se temat që do të trajtojnë në skeqet e tyre do të jenë sociale dhe politike, të ngjashme sikurse vitet e kaluara.
“Shumë shpejt publikun tonë kosovar që i kemi munguar për shumë vjet, mund të them nja 2 vjet, do ta qerasim me disa superskeqe. Specialiteti jonë si gjithmonë, temat sociale, politike. Populli ynë ka nevojë të qesh”, ka thënë Bajrami.
Kujtojmë se treshja e aktorëve Mensur Safqiu, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi para pak muajsh ishin ndarë mes vete nga ana profesionale. Ata kishin vazhduar karrierën e tyre veçmas nga njëri-tjetri. /gazetametro.net