0.1 C
Mitrovice
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Gjurma gjigande njerëzore që po habitë shkencëtarët

Një fshat i vogël Indi i quajtur Lapakshi, nuk është tamam një destinacion turistik me famë botërore, por ndoshta duhet të jetë. Këtu mund të gjendet një botë e tërë mrekullish antike dhe teknologjia që hyri në krijimin e tyre nuk është shpjeguar kurrë në mënyrë adekuate.

Gjurma e madhe njerëzore në fillimin e gjurmës së Sitës është një mrekulli më vete. Është tre feet (rreth 1 metër) e gjatë, shumë më e madhe se çdo gjurmë njerëzore që mund të jetë dhe origjina e saj nuk dihet.

E panjohur është ende edhe kolona e varur, kjo kolonë e gdhendur dhe e dekoruar me zbukurime që nuk prek dyshemenë.

Udhërrëfyesit vendas shpesh kalojnë një gazetë poshtë saj për të vërtetuar se ajo nuk është e ngulitur në tokë dhe kështu duket se me të vërtetë noton në ajër.

Gjatë ditëve të kolonializmit britanik në Indi, inxhinierët britanikë thuhet se janë përpjekur të lëvizin kolonën për të zbuluar se çfarë e mbante atë, por dështuan në përpjekjet e tyre.

Ligjet e gravitetit thjesht nuk duket se zbatohen për të. Diku tjetër ka modele të çuditshme rrathësh të gdhendur në gur me rrathë më të vegjël, të rregulluar përreth një më të madhi në qendër.

Ata me sa duket synojnë të simbolizojnë diçka, ndoshta diellin, por askush nuk e di se kush i ka krijuar, kur dhe si. Shikoni videon e më poshtme për të mësuar më shumë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT