-3.5 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

BQK: Taksa 100% ndikoi keq në ekonomi, rriti çmimet në Kosovë

Taksa 100 përqind që Qeveria e Kosovës ia vendosi Serbisë, ka rritur çmimet në vend. Kështu po thotë edhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, shkruan Gazeta Metro.


Këtë vit Kosova pritet të ketë rritje ekonomike, por jo mjaftueshëm sa për të ulur nivelin e papunësisë, tha Mehmeti.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai foli për faktorët që nuk po lejojnë Kosovën të ketë rritje më të lartë sesa 4 për qind. Problem tjetër për ekonominë e Kosovës është disbalanca midis importit dhe eksportit.

Guvernatori i BQK-së foli edhe për ndikimin që ka në ekonominë e Kosovës tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, e cila siç thotë ai, ndikoi në rritje të inflacionit.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi kanë patur në ekonomi tarifat 100% ndaj mallrave serbe?

Fehmi Mehmeti: Nëse e shohim inflacionin, po flas me korrikun e vitit 2019, ka një rritje të inflacionit që arrin në 3.1 për qind. Është shumë i lartë nëse e krahasojmë me atë të para një viti që ka qenë 0.6 për qind. Këtu ka ndikuar që të kemi rritje të indeksit të çmimit edhe nga importet që shënojnë rreth 3.9 për qind. Mirëpo gjithmonë duhet të kemi parasysh faktin që ka ndikuar edhe aplikimi i taksës në rritjen e inflacionit në Kosovës./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT