2.2 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

“Pse ma bone me dorë”, i mituri në Gjakovë rrah një shofer

Mosmarrëveshjet mes shoferëve në komunikacion janë shumë të shpeshta në vendin tonë. Jo rrallëherë përplasjet verbale kanë përfunduar tragjikisht për motive banale. Pavarësisht kësaj, konfliktet e tilla po vazhdojnë dhe po eskalojnë në kërcënime e sulme. Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën, në rrugën “Wesley Clark”, në Gjakovë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ndodhi pasi dy shoferë patën fillimisht një debat verbal, pasi njëri i kërkonte llogari tjetrit për arsyen se “Pse ma bone me dorë”. Ky edhe është motivi që dyshohet se e shtyri të dyshuarin, për t’iu vërsulur qytetarit te vetura e tij.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari, i cili është i moshës së mitur, e ka grushtuar viktimën dhe më pas i ka shkaktuar edhe dëme në veturë. 33-vjeçari që u sulmua ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor, derisa Policia ka arritur ta kap të dyshuarin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT