1.2 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Deputeti i VV-së i del kundër partisë, thotë se do ta votojë Trustin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli do ta votojë projektligjin për Trustin.

Kështu ka bërë të ditur vet Humolli.

Ai ka thënë se më mirë është që mjetet e Trustit të merren nga qytetarët e vendit, se sa nga kompanitë ndërkombëtare.

“Trustin nëse vjen do e votoj. Më mirë është me i marrë mjetet qytetarët tonë se sa kompanitë ndërkombëtare”, ka thënë Humolli, për Front Online.

Kujtojmë se më 23 qershor Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, Projektligji nuk kaloi.

Pika për tërheqjen e deri në 30 për qind të Trustit kishte ngjallur debat mes pushtetit dhe opozitës.

Pasi ky projektligj dështoi qytetarët me vetiniciativë për një kohë të shkurtë kanë mbledhur mbi 20 mijë nënshkrime që këtë iniciativë ta dërgojnë përsëri ën Kuvend.

Kryesia e Kuvendit ën ditën e djeshme e ka dërguar për në Qeveri këtë projektligj për të marrë mendimin e saj.

Nga dje Qeveria e Kosovës ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për këtë projektligj.

Pas ditës së 30-të projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare dhe trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve në lexim të parë dhe të dytë.

Ndryshe, partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përkrahur këtë projektligj.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT