E kanë pothuajse në derë. Banorët e lagjes “2 korriku” në Mitrovicë të Jugut, tash e disa vite kanë probleme me lumin Sitnica.
Sa herë që ka reshje të shiut, ai del nga shtrati duke vërshuar dhjetëra shtëpi dhe duke rrezikuar dhjetëra të tjera.
E ata që përballen shpesh me këtë situatë, thonë se në raste të tilla nevojitet edhe ndihma nga zhytësit.
Bashkim Stolla i cili është përfaqësues i kësaj lagje thotë se këtë problematikë e kanë adresuar edhe tek presidentja Vjosa Osmani.
Por, ky nuk është problemi i vetëm që kanë këta qytetarë të cilët kryesisht i takojnë komunitetve rom, ashkali dhe egjiptian.
Sipas Izet Ademit, ata kanë problem edhe me shtyllat dhe vendosjen e njehsorëve të energjisë elektrike.
I gjithë ky problem e ka një arsye sipas Jeton Rrahmanit që kryeson Komitetitin për Komunitete në Komunën e Mitrovicës.
Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga drejtoria e Emergjencave në Komunën e Mitrovicës, por të njëjtit gjatë së shtunës kanë qenë të pa qasshëm.