Kompania regjionale e ujësjellësit, “K.R.U Mitrovica”, ka njoftuar se në Frashër të Mitrovicës nuk do të ketë ujë, shkruan Mitrovica SOT.
Arsyeja prapa ndërprerjes është pëlcitja e gypit kryesor furnizues në këtë fshat.
Ujësjellësi njoftoi se ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjas deri nesër rreth mesditës.
Njoftimi nga K.R.U Mitrovica:
NJOFTIM
Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në fshatin Frashër (tek ALDI), pa furnizim me ujë të pijes do të mbesin: Rr. Ali Pashë Tepelena, fshati Frashër dhe fshati Kçiq.
Ndërprerja fillon sot nga ora 17:00 dhe do të zgjasë deri nesër rreth mesditës.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!