19.3 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_imgspot_img

“Iku dhe nuk u kthye më”, Blero tregon arsyen e ndarjes nga Afrona?

Ndonjëherë nuk duhen fjalë për të konfirmuar diçka!

Kjo shpjegon më së miri rastin e Afrona Dikës dhe Blero Muharremit të cilët ndonëse kanë zgjedhur mos të flasin publikisht, prej kohësh nuk janë me njëri-tjetrin. Këtë e kanë vërtetuar më së miri “thumbat” e here pas hershëm në profilet sociale të secilit.


Së fundmi Blero ka përdorur profesionin e tij, muzikën për të folur mbi këtë ngjarje. Këngëtari sapo ka publikuar këngën e re e cila edhe pse titullohet “Amore” (Dashuri), në fakt flet për një dashuri të lënë në mes dhe shkak për këtë është tradhtia.

Një dashuri e lënë në mes na tingëllon e dëgjuar, por të ketë qenë tradhëtia shkaku i ndarjes së Bleros me Afronën?!

“Iku nuk u kthye më. E mori era e tradhtisë, ajo më nuk kthehet. I dha vulën vetmisë. Iku ma mori gjysmën time më të mirë, ajo më nuk kthehet është simbol i tradhtisë. Sa shumë e kam dashur si askënd në botë, ajo është arsyeja që nuk ndalojnë këto lotë,” -këndon Blero në një pjesë të tekstit. /Reporteri

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT