As fundi i sezonit veror nuk po i ndal ankesat e pushuesve në jugun e Shqipërisë.
Kryesisht këto ankesa kanë të bëjnë me faturat e fryera të restauranteve atje, shkruan lajmi.net.
Kështu, në një faturë të publikuar nga “Joq Albania” shihet se si një pushuesi, i ka kushtuar një pjatë me pasta, “Linguini gjinkalle”, hiç më pak se 4 mijë e 500 lekë, që në euro i bije diku mbi 38 euro.