Një person, 42 vjeçar është intervistuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë të enjten mbrëma rreth orës 21:52, në Mitrovicë.
Sipas në njoftimi të Policisë së Kosovës, posa është marrë informata për të shtëna me armë, menjëherë janë ndërmarr veprime të shpejta policore.
Siç thuhet në njoftim pas një kohe të shkurt në rrugën “Emin Duraku”, në Shipol të Mitrovicës është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat dhe në cilësi të provave materiale është konfiskuar një revole me gas, një karikator dhe gjashtë fishek me gas.
“Më datë 14.07.2022, rreth orës 21:52, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit. Me t’pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën ‘Emin Duraku’ Shipol është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një revole me gaz, një karikator dhe gjashtë fishek me gaz. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. P., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë ”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ’’përdorim i armës’’ dhe ‘’mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/