Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë gjatë ditës së djeshme një person që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, raporton Sinjali. I dyshuari u kap në fshatin Vinarc të Mitrovicës, në orët e pasdites.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas ndalimit nga një patrullë policore, rezultoi se i njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi ishte shpallur fajtor nga Gjykata për veprën penale “Shantazh”.
F.A., 33-cjeçar ishte dënuar me 6 muaj burgim, por kishte qëndruar në arrati për një kohë.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave, ai është dërguar në burg, për ta vuajtur dënimin.
/GazetaSinjali/