13.3 C
Mitrovice
E diel, 20 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Identiteti i personit që dyshohet se e theri veten me thikë para qeverisë

Një person ka therur veten me thikë dore para objektit të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë të hënën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në sheshin “Skënderbeu”, ka bërë të ditur policia.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.


Ai konfirmoi se “sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë).”

Paparaci mëson se personi i cili i shkaktoi plagë vetës me thikë është një shtetas i Shqipërisë.

Ai është Marsel Hysa nga Tepelena por, që nuk dihen motivet që e shtynë ta bëjë këtë veprim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT