-5.5 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Vjedhje e rëndë në Mitrovicë: 36-vjeçares ia merr dikush stolitë e arit në vlerë të 17 mijë eurove, hajnat hapin derën me çelës

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 14:40, ku hajnat kanë hyrë brenda një banese në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në qytetin e Mitrovicës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rastin e ka denoncuar e zonja e shtëpisë, e cila ka deklaruar se dikush ia ka marrë asaj stolitë e arit në vlerë të 17 mijë eurove.

Sipas saj nuk vërehet se ka pasur hyrje me forcë, pasi që dera e banesës nuk ka pasur dëme të dukshme, por që ajo është hapur me çelës.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, teksa njësitet policore kanë nisur hetimet për të identifikuar personat e dyshuar.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT