1.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
spot_img

E rëndë: Mbytet fëmija 1 vjeç në një pishinë në Drenicë

Një fëmijë njëvjeçar është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan të Drenasit.

Kështu tha për Klankosova.tv drejtori i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet Ismet Bogiqi.


Bogiqi tha se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas.

Ai theksoi se lidhur me rastin janë informuar edhe policia.

Drejtori i QKMF-së tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri tek rasti tragjik

TË FUNDIT

TË FUNDIT