Ofensiva e Turqisë në Siri ka shkaktuar reagime edhe në Kosovë.
Sot në Prishtinë u protestua kundër këtij veprimi të shtetit turk, që shkaktoi shumë viktima civile.
Ndonëse edhe në këtë protestë pati incidente, përkrahësit e presidentit turk, Erdogan nuk vonuan shumë të kundërpërgjigjeshin.
Partia Demokratike Turke i ka dalur haptaz në mbrojtje forcave turke për ofensivën në Siri.
Fotografia ku shihen anëtarët e kësaj partie në Prizren është shpërndarë edhe në rrjete sociale.