Dëmet që shkaktoi shpërthimi i një mjeti eksploziv mund të shihen qysh në rrethojat e objektit.
Edhe rrezja e shpërthimit ishte mjaft e gjatë. Pasi si pasojë e kësaj u dëmtuan edhe kabllot e rrymës këtu në objektin e distribucionit të energjisë më veri të Mitrovicës.
Punëtorët e këtij rrjeti, rrëfejnë këtë moment qe trazoi tërë lagjen në mbrëmjen e së enjtes. Prapa këtij shpërthimi dyshohet se qëndron një grup kriminal që operon në veri.
Dëme pësuan disa prej tyre, e që në këtë gjendje, ajo më pas u shfrytëzua nga punëtorët.Për këtë rast, dëgjuan edhe njësitet e KFOR-it, të cilët në mëngjes bën edhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
Megjithatë me zbardhjen e këtij rasti po merren njësitet policore. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe disa kamera që objektivin e kanë të drejtuar nga ana ku edhe ka ndodhur sulmi.
Këto pamje tani i posedon edhe Policia e Kosovës, por qe identifikimi i të dyshuarve është i vështirë.
Ky sulm ka ndodhur dy ditë pas arritjes së marrëveshjes për faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të vendit./T7