Nuk janë të rralla rastet kur aksidentet e trafikut në Kosovë shkaktohen si pasojë e distancës jo të duhur mes automjeteve, sidomos në kolonë. Një aksident i tillë ka ndodhur edhe dje, në rrugën Vushtrri – Mitrovicë, ku janë përfshirë dy vetura dhe është lënduar një person, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Sinjalit thonë se aksidenti u shkaktua pasi një veturë ka goditur nga mbrapa një veturë tjetër dhe shkaktar dyshohet të jetë mosmbajtja e distancës.
Përveç dëmeve materiale, nga ky aksident e ka pësuar edhe shoferi i veturës që u godit nga mbrapa, me ç’rast është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për trajtim mjekësor.
/GazetaSinjali/