2.7 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

“Po m’tradhton ti mu”/ Plas sherri mes çiftit, burri e sulmon fizikisht gruan – Prokurori e liron

Akuzat për tradhti janë bërë mollë sherri mes një çifti në Gadime të Lipjanit, të cilët u përleshën pas disa mosmarrëveshjeve, me ç’rast burri sulmoi bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se rasti është raportuar në Polici nga viktima, e cila ka deklaruar se burri i saj i ka bërë presion, duke e akuzuar se po e tradhton.

Gjithçka nisi pasi gruaja nuk kishte qenë në shtëpi dhe gjatë kësaj periudhe s’është përgjigjur në telefonatat e bashkëshortit. Aty ka plasur sherri, kur pasi gruaja është kthyer në shtëpi, ka nisur debati me burrin, i cili për një moment e ka gjuajtur me një ‘deodorant’ në fytyrë dhe ia ka thyer telefonin.

Pas denoncimit, i dyshuari është ftuar për intervistim, me ç’rast ka dhënë deklaratë lidhur me denoncimin kundër tij.

Prokurori ka marrë vendim që lidhur me këtë rast, i dyshuari të lirohet, teksa gruaja është dërguar te prindërit e saj, aty ku ndihet më e sigurt.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT