30.2 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Superlajm: Sot janë ekzekutuar pagesat për këto kategori

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton të gjithë përfituesve ndryshimin e datave të pagesave.

Duke filluar nga ky muaj, pagesat e këtyre skemave do të ekzekutohen si në vijim:

Me datë 15 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale dhe skemat pensionale që nuk kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK;

Me datë 20 të çdo muaji do të ekzekutohen pensionet e veteranëve dhe pensionet tjera që kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK (pensionet e Trepçës dhe ato familjare);


Me datë 24 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës;

Me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë;

Me datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe masat tjera të veçanta nga Pako e Ringjalljes Ekonomike./Kontabilisti.info

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT