6.2 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Mitrovicë: Burri e rrah gruan për shkak të xhelozisë, ajo e denoncon në Polici

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga bashkëshortët e tyre. Për një rast të tillë, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Ramadani”, në Mitrovicë, dje, në orët e pasdite dhe është raportuar në Polici nga gruaja, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën që ka ushtruar, duke i shkaktuar frikë e pasiguri.

Burri nga Mitrovica F.S., është denoncuar nga viktima me pretendimet se e ka sulmuar fizikisht për motive xhelozie, thonë burimet brenda Prokurorisë.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, duke e raportuar të dyshuarin.

Policia ka ftuar të dyshuarin për intervistim në Polici, ndërkohë që ndaj tij Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT