24.1 C
Mitrovice
E diel, 3 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vdes aktori i njohur kosovar

Aktori kosovar Syl Kuqi, sot është ndarë nga jeta.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Teatri Kombëtar i Kosovës, pjesë e të cilit kishte qenë Syla.


“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Syl Kuqi, ish-aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë”, ka shkruar menaxhmenti i këtij teatri në Facebook.

Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit, ka shtuar menaxhmenti.

“Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe mbarë komunitetit artistik”, thuhet tutje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT