Komuna e Suharekës dhe Golden Eagle Ylli, kanë ndarë mirënjohje për grupin e tifozëve ‘Torcida’ dhe për tifozin i cili u pa me lot në sy në njërën prej ndeshjeve finale të PlayOff, shkruan Gazeta Metro.
KB Golden Eagle Ylli, u shpall kampion në basketboll ditën e enjte.
Suharekasit fituan 3 me 1 me rezultat të përgjithshëm të ndeshjeve ndaj Trepçës.
Gjatë ditës së djeshme pasi u shpallën kampion, në Suharekë u organizua koncert dhe u festua për titullin kampion.
Pjesëmarrës në këtë festë ishte edhe tifozi i veçantë i ‘Torcidave’ i cili shpërtheu në lot në ndeshjen që ishte zhvilluar në Suharekë.
Asdren Begu u nderua me një dhuratë të veçantë nga Ylli, derisa për tifozat ‘Torcida’, Komuna e Suharekës ndau mirënjohje. /gazetametro.net