9.6 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Vjen lajmi i keq për Trustin nga Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të vendosë për seancën e radhës paralamentare për shkak të mungesës së kuorumit.

Pas mbledhjes, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se është arritur pajtimi që në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, të hënën e ardhshme, do të vendoset për seancën e re.

Ai tha se të hënën e ardhshme po ashtu do të caktohet për seancën në të cilën do të trajtohet çështja e Trustit.

“U dakorduam që ditën e hënë, të hënën e adhshme, do ta përcaktojmë rendin e ditës për seancën e radhës në të cilën do të trajtohet pika për çështjen e Trustit”, tha ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT