Jo rrallëherë raportohen raste të grabitjeve, që po shkaktojnë frikë e pasiguri të madhe te qytetarët. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku një 38-vjeçare është terrorizuar në mes të rrugës nga katër persona të maskuar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit thonë se rasti ka ndodhur derisa viktima ka qenë rrugës për në shtëpi, kur katër persona të panjohur ia zunë pritën dhe e ndalën në mes të rrugës, duke ia mbyllur gojën, me ç’rast ia kanë grabitur një telefon, vlera e të cilit është mbi 1 mijë euro.
Pasi u përballë me grabitësit, 38-vjeçarja e shqetësuar, e ka denoncuar rastin në Polici, ku e ka përshkruar në detaje se si e ndalën të dyshuarit në mes të rrugës, ku përveç telefonit, ia morën edhe një qese me gjësende.
Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si “grabitje” dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
/GazetaSinjali/