Një ngjarje e rëndë ka tronditur veriun e Mitrovicës mëngjesin e sotëm.
Atje, pas një konflikti familjar dy persona (babë e bir) kanë mbetur të vrarë, shkruan lajmi.net.
Aktualisht po raportohet për versione të ndryshme të ngjarjes, mirëpo sipas asaj që thonë mediat lokale të veriut, dyshohet se njëri nga djemtë ka sulmuar vëllanë dhe babain e tij me thikë, duke i lënë të vdekur që të dy.
Ekipet e forenzikës aktualisht janë në vendin e ngjarjes teksa po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Ndërkohë mediat lokale të veriut kanë publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. /Lajmi.net/