-0.5 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Gruaja nga Mitrovica thërret Policinë: Që dy muaj burri po më shkakton dhunë fizike e psikike, jam lodhur

Gratë në Kosovë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Dhunën që ato e pësojnë nga familjarët, e në veçanti nga bashkëshortët shumë herë nuk e denoncojnë në Polici për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe të mërkurën, pak para mesnatës, në rrugën “Ali Zeneli”, në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një grua e ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj për presionin dhe dhunën që ia ka shkaktuar në vazhdimësi.

Burri nga Mitrovica po dyshohet se për dy muaj me radhë i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike bashkëshortes së tij, të cilën e ka sulmuar fizikisht, e cila si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Përballë kësaj situate, të mërkurën në mbrëmje, dhuna që viktima kishte përjetuar kulmoi kur burri i dehur filloi ta rrah me shuplaka, çka e detyroi atë ta denoncojë dhe të kërkojë ndihmë nga Policia.

Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur burrin e dyshuar dhe ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “dhunë në familje” dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT