5.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
spot_img

Shefja e bankës europiane ka një lajm shumë të keq për ata që shpresojnë në kriptovaluta

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin holandez “Collage Tour” ka shprehur mendimin e saj sa i përket kriptovalutave.

“Vlerësimi im shumë i përulur është se nuk vlejnë asgjë”, u shpreh Lagarde.

Madje, ajo shtoi duke thënë se ato nuk bazohen në asgjë dhe nuk kanë asnjë aset themelor që të veprojnë si një spirancë sigurie”.


Lagarde u bëri thirrje politikëbërësve globalë që të vendosin rregulla për të mbrojtur investitorët e papërvojë që bëjnë baste të mëdha në asetet dixhitale.

Vlera e të gjithë kriptovalutave ka rënë gjatë këtij viti, duke filluar nga “bitcoin” i cili është më i madhi në botë –i cili humbi më shumë se gjysmën e vlerës së tij që nga niveli më i lartë i arritur në nëtor të vitit të kaluar.

“Jam e shqetësuar për ata njerëz që mendojnë se do të jetë një shpërblim, që nuk i kuptojnë rreziqet, që do t’i humbasin të gjitha dhe që do të zhgënjehen tmerrësisht, prandaj besoj se kjo duhet të rregullohet,” tha Lagarde, shkruan CNBC, përcjell Express.

TË FUNDIT

TË FUNDIT