-1.7 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Ishte dënuar për vjedhje të shërbimeve, bie në pranga mitrovicasi që po kërkohej nga Policia

Njësitet policore vazhdimisht përmes punës së tyre intensive arrijnë që t’i vënë në pranga personat që kërkohen me urdhëresa të Gjykatave për vepra të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dje rreth orës 10:30 në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë, është arrestuar një 41-vjeçar i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Sipas burimeve, ai ishte dënuar me burgim pasi kishte kryer veprën penale ‘Vjedhje e shërbimeve’.

41-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT