Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në qytetin e Vushtrrisë.
Të dyshuarit, të cilët ishin të përfshirë në një përleshje mes disa personave, në gjendje të dehur kanë sulmuar edhe zyrtarët policorë që kanë pësuar lëndime, shkruan lajmi.net.
Policët janë kërcënuar e fyer nga dy të dehurit dhe për ta vënë situatën nën kontroll kanë përdorur sprejin.
Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.
Fillimisht, të dyshuarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor e më pas e kanë marrë atë dhe janë dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë:
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët ishin përshirë në një përleshje në mes disa personave. Të dyshuarit, në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët kanë pësuar lëndime, e po ashtu i kanë kanosur e fyer të njëjtit vazhdimisht, ndërsa zyrtarët policor për ta vënë situatën kanë përdorur sprej-in. Zyrtarëve policor u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarve pasi u është dhënë tretmani mjekësor të cilin fillimisht e kishin refuzuar, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/